Gjesti i madh i Kumbullës, shet fanellën për të ndihmuar fëmijët në Ukrainë
Marash Kumbulla ka vendosur që të shesë fanellën që ka veshur në ndeshjen e tij të 50-të me skuadrën verdhekuqe dhe të ardhurat e fituara të shkojnë në ndihmë të fëmijëve ukrainas.
“Përshëndetje të gjithëve të enjten e kaluar në sfidën kundër Vitesse arrita numrin e 50 prezencave me skuadrën e Romës dhe kam vendosur që të nxjerr në ankand fanellë time për një kauzë shumë të rëndësishme.
Për të ndihmuar fëmijët ukrainas së bashku me UNHCRItalia dhe AS Roma. Unë kam bërë donacionin tim, po ashtu edhe klubi i Romës dhe shpresoj që edhe ju të na ndihmoni në këtë iniciativë të ndihmuar fëmijët në këtë situatë të vështirë”, tha mbrojtësi shqiptar në një postim në faqen e tij zyrtare në Twitter.
Voglio usare la maglia delle mie prime 50 presenze con la Roma, per una causa molto importante: sostenere i bambini ucraini insieme a @UNHCRItalia e alla @officialasroma. Trovate tutte le informazioni nel video e nel link
Grazie🙏❤️https://t.co/I0gRQ0St8k#MK24 #ASRoma #UNHCR pic.twitter.com/nRO0UqYOp5— Marash Kumbulla (@KumbullaMarash) March 22, 2022