Gjibraltari dhe Shqipëria luajnë një duel miqësor, zbardhet formacioni kuqezi
Sot në orën 18:00 Gjibraltari dhe Shqipëria luajnë një duel miqësor, i pari mes tyre në histori. Në ”Europa Point” trajneri Sylvinho do ketë mundësinë për të parë formën e lojtarëve të grumbulluar, kjo në funksion të përballjes kundër Letonisë më 9 shtator në Tiranë.
Pas pesë ditësh tanët kanë një përballje shumë delikate dhe më shumë se të rëndësishme, pasi dueli kundër Letonisë vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Trajneri Sylvinho nuk do ketë të gatshëm për këto ndeshje, të dëmtuarit Ylber Ramadani, Ernest Muçi dhe Elhan Kastrati, ndërsa goditja më e madhe ishte braktisja e Kombëtares nga Adrian Bajrami dhe kalimi i tij te Zvicra.
Për të zëvendësuar emrat më sipër, Sylvinho afroi në ekip Simon Simonin, Enis Çokajn, Maldin Kaçurrin dhe Cristian Shpendin.
Arbitrat-Një treshe nga Uellsi, me kryesor Aaron Ëyn Jones dhe ndihmësa Daniel Beckett e Harry Hendricks do jenë në fushë, ndërsa arbitër i katërt është vendosur Jason Barcelo nga Gjibraltari.
KOHA JONË SONDAZH


