Gjici: Pagat e lojtarëve varen nga Covid-19, Olsi Rama e ka derën e hapur te Kukësi

=Qeveria konfirmoi se nuk do të ketë ndihma për lojtarët dhe trajnerët dhe kjo është tema më e diskutuar kohët e fundit. Lidhur deklaratat e Ramës apo edhe çështjen e pagave ka folur edhe presidenti i Kukësit, Safet Gjici, i cili në një lidhje direkt në  “Skype” për “E diell”.

“Kushte shumë të vështira. Masa shtrënguese për të luftuar Koronavirusin.  Edhe futbolli shqiptar duhet të ndihmohet, si çdo fushë e jetës, edhe futbolli është prekur nga Koronavirusi. Klubet shqiptare me sa di unë, kanë bërë kërkesat e veta, për t’u mbështetur. Qeveria shqiptare ka vështirësi në fonde, kuptohet që të gjithë presin nga qeveria. Mbi të gjitha është jeta e njerëzve. Kur ta fitojmë këtë luftën do t’i vijë edhe koha futbollit. Unë mendoj se futbolli duhet ndihmuar. Kryeministri është tifoz futbolli, është tifoz edhe i Juves edhe i Partizanit.

Pagesat e lojtarëve? Nuk i kemi shpërndarë akoma pasi kjo varet nga Covid-19. Presim gjithashtu çfarë ndihmë do të na japi FSHF-ja, qeveria apo edhe UEFA. Ato 2.5 miliardë euro ku do shkojnë. Të gjitha klubet nuk mund t’i përballojnë këto shpenzime sepse është një dëm i madh që u është bërë klubeve.  Liga po vepron sipas procedurave të vetave. Të gjitha klubet kanë bërë kërkesë për ndihmë. Ne e dimë gjendjen dhe fondet. Liga tashmë ka marrë shumë kopetenca dhe besoj se do na bëjë ndonjë gjë më shumë sesa sot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Olsi Rama te Kukësi? Olsi e ka derën e hapur sepse ia ka marrë dorën këtyre punëve tani. Oferta që i kam bërë është ende në fuqi”, u shpreh Safet Gjici.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?