“Gjiganti korrekt”, Tomori është çelësi i suksesit te Milani i Piolit

Fikay Tomori është gjithmonë i vendosur, i vëmendshëm, dhe korrent në lojën e tij në mbrojtje. Shifrat e konfirmojnë një gjë të tillë nëse marrin në konsideratë kartonët e verdhë. Mbrojtësi anglez pa kartonin e verdhë para fytyrës së tij vetëm në ndeshjen e 30-të me fanellën e “Djallit”.

Duke marrë parasysh që Milani e mori në janarin e vitit 2021, 8 muaj është thuajse sa një kampionat i tërë. Në këtë periudhë Tomori ka qenë thuajse gjithmonë i saktë në ndërhyrje, ose e thënë më mirë “me ndërhyrje korrekte” ndaj kundërshtarëve.

Këtë sezon ka qenë një garanci e vërtet në mbrojtje së bashku me Kajer, duke blinduar portën e Maignan, i cili gjithashtu ka qenë mjaft i saktë. Gabimet e sezonit të fundit të Tomirit ndaj Genoas dhe Sassuolos janë harruar. 28 milionë eurot e investuara nga kuqezinjtë për ta marrë nga Chelsea janë shpërblyer në mënyrën më të mirë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP