Gjimshiti: Fitorja ndaj Andorrës ishte përgjigje e duhur për ne dhe tifozët!

Mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti u shpreh i lumtur pas triumfit 3-0 ndaj Andorrës, takim i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit.

“Ishte përgjigja e duhur, jo vetëm për tifozët por edhe për ne. Ishte e rëndësishme të rikuperonim ndeshjen me Anglia. U futëm në fushë, krijuam golin me Manajn, që ishte çelësi për ta fituar ndeshjen.

Ishte shumë e vështirë edhe nga lodhja, s’ke shumë kohë të shikosh kundërshtarin. Ka qenë shumë e vështirë. Çunat kanë bërë një ndeshje shumë të mirë, mund të përmirësojmë disa gjëra, por jemi të lumtur me 3 pikët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjendja është e mirë. Kam një problem prej shumë kohësh në kavaliie. Shpresoj që deri në fund të vitit do e mbaj mirë. Folëm me trajnerin dhe stafin, ishte më mirë mos rrezikoja shumë, kjo është gjëja më e rëndësishme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Do të na pëlqente të luanim gjithmonë në sulm. Por varet nga kundërshtari dhe kualiteti. Do të përmirësohemi me kalimin e kohës, do të shikojmë një Shqipëri të bukur, por gjëja më e rëndësishme është të fitojmë ndeshjen”, u shpreh Gjimshiti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?