Gjimshiti flet pas golit: Ia dedikoj familjes dhe të dashurës!

Berat Gjimshiti u bë protagonist te Atalanta duke i dhënë 3 pikë të rëndësishme ekipit të tij. Mbrojtësi i kombëtares sonë nuk e fshehu gëzimin në prononcimin për mediat italiane.

 

“Goli i sotëm është i rëndësishëm për mua dhe për skuadrën. E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë, pas dy humbjeve radhazi në shtëpi. Duhet të fitonim dhe jam i lumtur që ja arritëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kundërshtarët krijuar disa raste të mira, por arritëm që të reagonim në fund dhje fituam falë mentalitetit tonë. Golin ja dedikoj familjes sime dhe të dashurës sime. Champions League? Do të jetë si një finale, mund të bëjmë historinë dhe do të shkojmë vetëm për të fituar”, deklaroi Gjimshiti. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?