Gjimshiti: Gati të bëj liderin, kapiteni Hysaj është mungesë e madhe

Berat Gjimshiti është një ndër të spikaturit në Seria A te skuadra e Atalantës, por në kombëtare ai është kritikuar shpesh herë. Duke folur për mediat nga grumbullimi ai u shpreh se është gati të bëjë rolin e liderit në mungesë të disa lojtarëve.

 

“Kemi dy ndeshje shumë të vështira, sidomos të parën ndaj Turqisë. Besoj se kemi shanse të vërteta. Në ndeshjen e kaluar kemi bërë gabime individuale edhe pse bëmë një ndeshje të mirë. Do ta shikojmë si një shans të ri dhe do të japim maksimumin. Për Hysajn me vjen shumë keq që u lëndua parakombëtares, ishte dhe kapiten kur nuk ishte Mërgimi. Besoj  do na mungojë, do luajmë edhe për Elsin.

Shumë lojtarë me eksperiencë mungojnë? Jam gati për të bërë liderin. Kam më shumë se 5 vite që jam këtu. Kam bërë eksperienca të mira dhe të këqija. Do të marr përgjegjësi më të madhe. Do shikojmë përpara.

Ndryshimet në kombëtare? U pa dhe në ndeshjen e fundit me Islandës që u ndryshua diçka. Luajmë më të sigurt. Njihemi më mirë me njëri-tjetrin, a pasur shumë ndryshime në skuadër. Jemi mirë me sistemin e ri që luan trajneri Reja dhe mund të kemi një shans të vërtetë.

Momenti tek Atalanta? Mund të them që është një moment shumë i bukur. Gjërat që i kemi arritur me Atalantën të bën të luash me shumë vetëbesim. Këtë gjë dua të bëj edhe në kombëtare. E di që herët e fundit nuk kam luajtur aq mirë, por shpresoj ta sjellë atë eksperiencë edhe në kombëtare.

Afrimet e reja? Sigurisht që janë gati. Bare ka luajtur shumë mirë. Taulant Seferin e kam ndjekur. E kanë përvojën për të luajtur, do ta kenë shansin për ta treguar veten. Do jetë një shans i vërtetë”, deklaroi Gjimshiti. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP