Gjimshiti: Higuain sulmuesi më i vështirë, momenti më i bukur ndaj Interit (VIDEO)

Berat Gjimshiti po kalon një moment magjik te skuadra e Atalantës, teksa ka luajtur si titullar në 11 nga 15 ndeshjet e fundit nga muaji janar. Mbrojtësi i kombëtares sonë ka qenë protagonist në disa ndeshje, duke arritur që të neutralizojë mjaft mirë në dy ndeshje Icardin dhe të ndalë Ronaldon në Kupën e Italisë. Ai ka gjetur edhe rrugën e rrjetës në ndeshjen e fazës së parë ndaj Interit në fitoren 4-1. Në një intervistë për “Starcasino”, mbrojtësi ka folur për këtë sezon fantastik.

Luani prej tre sezonesh në Seria A, cila është diferenca me kampionatin zviceran ku je aktivizuar më parë?

Diferenca sipas meje është e madhe. Në fillim nuk mund duk shumë ndryshe, por sa më shumë që të luash këtu aq më shumë e kupton se është ndryshe, sidomos taktikisht. Eksperienca sipas meje përbën diferencën e madhe, sepse këtu luajnë dhe futbollist me moshë 36, 37 apo 38 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë sezon keni luajtur ndaj futbollistësh shumë të fortë. Keni neutralizuar në dy ndeshje Icardin dhe Ronaldon në Kupën e Italisë. Cili ka qenë sulmuesi më i fortë që keni mbuluar në karrierë?

Swiss Digital Mobile Reklama

Kam pasur mundësi që të luajë ndaj sulmuesve të mëdhenj. Njëri prej tyre nuk është tani, por në vitin që erdha në Itali, në ndeshjen time të parë, ai që më impresionoi ishte Higuain, i cili e mbylli sezonin me 36 gola. Shënonte nga dy gola për ndeshje.

Keni zgjedhur numrin 19, që tifozëve të Atalantës ju kujton German Denis? Përse zgjodhët këtë numër?

Më kujtohet sepse 1-2 muaj para se të vija ishte këtu. Zgjodha këtu numër sepse kam lindur më 19 shkurt, por dhe sepse më ka palyer shumë. Mua në fakt më pëlqen numri 5, por ishte i zënë.

Momenti më i bukur me Atalantën në këtë sezon?

Kemi kaluar shumë momente të bukura këtu. Ndoshta në fillim të sezonit pak më pak, por goli ndaj Interit në ndeshjen e parë ishte padyshim momenti më i bukur i këtij sezoni. /Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?