Gjimshiti: Jemi në rrugën e duhur, më vjen keq që nuk morëm pikët e plota
Mbrojtësi shqiptar i Atalantës, Berat Gjimshiti, ka folur pas barazimit 1-1 ndaj Juventusit në “Geëiss Stadium”, duke analizuar ndeshjen dhe momentin e skuadrës bergamaske.
“Është një ndjenjë e përzier, nga njëra anë jam i kënaqur sepse luftuam dhe gjetëm golin, por nga ana tjetër mbetet pak keqardhje për mënyrën si e pësuam. Gjithsesi duhet ta pranojmë rezultatin dhe të ecim përpara,” u shpreh Gjimshiti.
Sa i përket gjendjes së skuadrës, ai theksoi: “Kemi luajtur disa ndeshje radhazi dhe disa lojtarë kanë ende nevojë për kohë. Ndeshja kundër PSG-së na dha shumë eksperiencë dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur.”
Mbrojtësi foli edhe për sfidën e ardhshme në Europë kundër Club Brugge: “Do të jetë një ndeshje krejt ndryshe nga vitin e kaluar, kur ata na vunë në vështirësi. Këtë herë duam të japim gjithçka për ta fituar.”
Për performancën e skuadrës: “Gjëja më pozitive është se u mbrojtëm të gjithë bashkë dhe ruajtëm përqendrimin deri në fund. Kjo është një shenjë e rëndësishme rritjeje.”
Gjithashtu, Gjimshiti vlerësoi talentin e ri Ahanor: “Ai po bën shumë mirë, jo vetëm në këto dy ndeshje. Është shumë inteligjent dhe nuk duket si 17-vjeçar, ka fizikun dhe potencialin për t’u përmirësuar akoma më shumë.”
Në fund, shqiptari komentoi edhe mbi ndryshimet me stafin teknik: “Me Juriçin nuk ka ndryshuar shumë, sepse ai ka qenë asistent i Gasperinit. Thjesht duhet të jemi më të kujdesshëm dhe të përmirësohemi si bllok. Duam të ecim përpara.”
KOHA JONË SONDAZH

