Gjimshiti kundër Mbappe, finalja e Superkupës së Europës sonte premton spektakël

Berat Gjimshiti kundër Kylian Mbappe, ky do jetë dueli i mbrëmjes së sotme në stadiumin e Varshavës në Poloni, aty ku Real Madrid dhe Atalanta do përballen në orën 21:00 në finalen e Superkupës së Evropës.

Gasperini duhet të bëjë pa disa lojtarë të njohur si Scalvini, Scamacca dhe Zaniolo, ndërkohë që nuk do të jetë as Koopmeiners për shkak të tratativave që është për kalimin te Juventusi. Ancelotti, nga ana tjetër, pritet të hedhë në fushë një formacion sulmues, me Bellingham, Rodrygo, Mbappé dhe Vinicius, të gjithë duke filluar nga minuta e parë. Kjo do të jetë përballja e tretë mes Real Madrid dhe Atalanta në të gjitha kompeticionet, pas ndeshjes së dyfishtë në raundin e 1/8 të Champions League 2020/21. Los Blancos fituan në të dyja rastet, 1-0 në Bergamo më 24 shkurt 2021 dhe 3-1 në Madrid më 16 mars.

FORMACIONET E MUNDSHME

REAL MADRID (4-3-3): Courtois; Carvajal, Militao, Rudiger, Mendy; Valverde, Tchouameni, Bellingham; Rodrygo, Mbappé, Vinicius Jr. Trajner. Carlo Ancelotti.

ATALANTA (3-4-1-2): Musso; Gjimshiti, Hien, Kolasinac; Zappacosta, De Roon, Ederson, Ruggeri; Pasalic; De Ketelaere, Lookman. Trajner: Gian Piero Gasperini.

 

 

 

 

SHKARKO APP