Gjimshiti luan 23 minuta, Atalanta leksion Napolit në ”Maradona”

Në “Maradona”, Napoli kampion në fuqi u turpërua 0-3 nga Atalanta. Për miqtë në pjesën e dytë (67′) u fut në lojë edhe Berat Gjimshiti.

Djemtë e Gasperinit nxorën në pah dobësitë e vendasve, duke zhbllokuar pas vetëm 26 minutave lojë me Miranchuk. Në fundin e pjesës së parë Sccamaca shënoi edhe golin e dytë.

Napoli u duk i pafuqishëm për të reaguar, me bergamaskët që gjetën edhe golin e tretë me Koopmeiners.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?