Gjimshiti mbyll para kohe vitin sportiv, ja sa do te mbetet jashtë fushave
Atalanta do të duhet të bëjë pa Berat Gjimshitin për rreth tri javë. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u dëmtua në fillimin e pjesës së dytë të takimit të kampionatit ndaj Cagliarit, të luajtur fundjavën e kaluar, duke u detyruar të ndalojë aktivitetin për shkak të një problemi muskulor.
Ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar një dëmtim fashial të shkallës së parë në muskulin biceps femoral të këmbës së djathtë. Një dëmtim që, ndonëse jo i rëndë, kërkon kohë rikuperimi dhe kujdes maksimal për të shmangur komplikacionet.
Si pasojë, Gjimshiti do të mungojë në disa përballje të rëndësishme për ekipin bergamask. Ai nuk do të jetë në dispozicion për transfertën ndaj Genoas dhe për super ndeshjen kundër Interit, që do të luhen më 21 dhe 28 dhjetor, si dhe për sfidat e fillimit të janarit ndaj Romës dhe Bologna-s, më 3 dhe 7 janar.
Rikthimi i mbrojtësit shqiptar pritet pas kësaj periudhe, me stafin mjekësor që do të vlerësojë hap pas hapi ecurinë e rehabilitimit për të përcaktuar momentin e saktë të kthimit në fushë.
KOHA JONË SONDAZH

