Gjimshiti në formacionin më të mirë të vitit në Seria A
“Wyscout” ka publikuar formacionin më të mirë të sezonit të fundit të Serisë A, të bazuar te statistikat e lojtarëve. “Top 11” e kampionatit italian dominohet nga Atalanta në mbrojtje, dy lojtarë të Juventus-it dhe nuk ka asnjë të Inter-it.
Pas një sezoni fantastik, Berat Gjimshiti ka zënë një vend mes më të mirëve të këtij sezoni sipas faqes së njohur. Mungon Lojtari më i mirë i zezonit i zgjedhur nga Lega Serie A, Paulo Dybala, por kjo është ajo që thonë numrat, që kanë marrë parasysh edhe statistikat në lidhje me fazën mbrojtëse. Në sulm, Cristiano Ronaldo dhe Ciro Immobile.
Formacioni: Szczesny (Juventus); Faraoni (Verona), Toloi (Atalanta), Djimsiti (Atalanta), Gosens (Atalanta); Kulusevski (Parma), Luis Alberto (Lazio), Gomez (Atalanta), Insigne (Napoli); Immobile (Lazio), Cristiano Ronaldo (Juventus).