Gjimshiti në super formë, “sinjale” nga Premier League për të ardhmen

Shqipëria të dielën pësoi një humbje 0-2 në “Air Albania” kundër Anglisë, një disfatë e pritshme duke parë diferencën në kualitet mes dy kombëtareve. Në fakt kuqezinjtë tanë deri në momentin që “Tre Luanët “ do të zhbllokonin shifrat, ishin më të rrezikshëm dhe shumë solid. Një meritë të madhe që ishim të barabartë deri në atë fazë të ndeshjes i takon padyshim Berat Gjimshiti. Mbrojtësi që aktivizohet te Atalanta në Seria A, edhe njëherë dëshmoi se është në momentin e tij më të mirë të karrierës.

Fakti që luan në vazhdimësi te bergamaskët, e kanë rritur së tepërmi. Jo më kot Gasperini e ka titullar të padiskutueshëm te Atalanta në dy sezonet e fundit. Gjimshiti është vlerësuar si më i miri në Kombëtaren tonë, duke marrë notën 6.7 në sajtin “Sofascore”. Qendërmbrojtësi shfaqi shumë siguri në prapavijë, duke shpëtuar shpesh herë shokët dhe duke mbuluar mjaft mirë një bomberi si Harry Kane, i cili vlerësohet si një nga sulmuesit më të mirë në botë. Edhe në Seria A, Gjimshiti ka arritur që të mbulojë në perfeksion.

Harry Kane and Mason Mount goals ensure England safely navigate past  Albania | Yorkshire Post

E ardhmja – Me formën fantastike që po kalon, Berat Gjimshiti me shumë mundësi mund të nisë një aventurë të re në Premier League. Chelsea qëndron në krye të listës së ekipeve të mëdha. Menaxheri i njohur shqiptar, Fali Ramadani, ka nisur punën për transferimin e mbrojtësit kuqezi te londinezët. Ramadani ka marrëdhënie shumë të mira me klubin e Roman Abramoviçit, ku më parë ka ndërmjetësuar edhe kalimin e trajnerit Mauricio Sarri. Tani mund të transferojë në Premier League edhe mbrojtësin 28-vjeçar.

Gjimshiti është në kulmin e formës dhe të pjekurisë, gati për të bërë hapin e madh. Në ndeshjen me Anglinë ishte më i miri në fushë për kuqezinjtë, pavarësisht atij gabimi në rastin e golit të dytë. Vera mund ta gjejë me skuadër të re dhe me shumë gjasa edhe me kampionat të ri Në sesionet e mëparshme të merkatos emri i Gjimshitit ka qenë i përfolur shumë te Milani, por kuqezinjtë bën zgjedhje të tjera. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP