Gjimshiti pas kthimit të kuqezinjve në Tiranë: Ky është vetëm fillimi, gjëra të mëdha na presin

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka reaguar pas përfundimit të rrugëtimit të kuqezinjve në Euro2024.

Përmes një postimi në rrjete sociale ai ka shkruar ishte një rrugëtim i jashtëzkonshëm.

Teksa ka falenderuar baahkëlojëtarët dhe tifozët kuqezi, ai tha se ndjehej krenar për detyrën e drejtimit të skuadrës që iu besua atij në të treja ndeshjet.

“Një rrugëtim i jashtëzakonshëm që nga kualifikueset deri në Kampionatin Evropian. Treguam karakter si Kombëtare duke u paraqitur në fushë si të barabartë me gjigantë evropianë, por që na mungoi edhe fati për të arritur më shumë.

Të jem kapiten i Kombëtares në një Evropian, është krenaria më e madhe për mua dhe t’i udhëheq këta bashkëlojtarë të mrekullueshëm ka qenë diçka unike. Dua t’i falënderojë tifozët më të mirët në botë, tifozët Kuq e Zi që nuk na kanë lënë vetëm në asnjë moment duke na përkrahur me të gjitha mënyrat, por një falënderim edhe më i madh për ta është se treguan kulturë të lartë sportive, duke bërë që e gjithë Evropa të flasë mirë për ta dhe për kombin shqiptar.

Kombëtarja ka të ardhme të ndritur dhe ky është vetëm një fillim i gjërave edhe më të mëdha që na presin. Përgjithmonë Kuq e Zi, Forca Shqipëria ime”, shkruan Gjimshiti.

SHKARKO APP