Gjimshiti reagon pas operacionit: Faleminderit për mbështetjen, sonte bëj tifo nga shtëpia

Berat Gjimshiti do të jetë padyshim mungesa më e madhe për duelin e mbrëmjes së sotme ndaj Polonisë. Mbrojtësi i Atalantës u dëmtua në krah në ndeshjen ku Shqipëria arriti një fitore historike 0-1 në stadiumin “Puskas Arena” kundër Hungarisë.

Pas operacionit që shkoi gjithçka mirë ditën e djeshme në Torinos, sot Gjimshiti ka reaguar në rrjetet sociale duke falënderuar të gjithë.

Postimi i Gjimshitit

“Ju falenderoj te gjithve per mbeshtetjen ne ditet e fundit ❤️❤️

Operacioni ishte i suksesshëm dhe do kthehem sa me shpejt ne fushe 💪💪

sonte do bej tifo nga shtëpia dhe i uroj shume fat shokëve të skuadrës🍀❤️🖤

 

SHKARKO APP