Gjimshiti rikuperohet nga dëmtimi, do të jetë gati ndaj Cremonezes

Berat Gjimshiti mungoi në ndeshjen kundër Polonisë për shkak të një dëmtimi që pësoi pak ditë përpara grumbullimit. Mbrojtësi është rikuperuar plotësisht dhe do të jetë i gatshëm për Atalantën që këtë fundjavë kundër Cremonezes në transfertë.

Mbrojtësi i Kombëtares mbeti jashtë si pasojë e një tërheqjeje të lehtë në kofshë, ndërsa tashmë ai do të jetë nën urdhrat e Gasperinit.

Këtë sezon Gjimshiti ka luajtur 16 ndeshje, 14 në Serinë A dhe 2 në Kupë, kjo për shkak se ai pësoi një dëmtim në fillim të kampionatit.

SHKARKO APP