Gjimshiti: Spanja e fortë, do të tregojmë pse jemi këtu!

Në konferencën për shtyp para ndeshjes vendimtare ndaj Spanjës në Europian, ishte edhe kapiteni Berat Gjimshiti.

“Të gjithë djemtë janë gati. Gjëja më e rëndësishme është se jemi ende në garë dhe kemi ende shpresat tona. Shpresoj që të besdisim Spanjën.

Spanja është e fortë edhe me formacionin e dytë. Besoj se e dijmë se kë kemi përballë. Besoj se kjo është gjëja më e rëndësishme. Do luajmë sikur të kishim përballë ekipin e parë.

Daku ka bërë gabim dhe ka kërkuar falje. Duhet të mendojmë për ndeshjen dhe atë që na pret. Ndeshja e nesërme, ka më rëndësi se gjithçka. Asgjë nuk është e pamundur. E dijmë që do jetë e vështirë, do kemi mundësinë për të treguar përse jemi këtu”, tha Gjimshiti.

SHKARKO APP