Gjimshiti: Të zemëruar pas ndeshjes me Veronën, duam të fitojmë gjithmonë!

Berat Gjimshiti ishte i pranishëm në konferencën për shtyp në prag të përballjes së nesërme kundër Midtjylland, që do të jetë përcaktuese për të mbetur në garë për kualifikimin në Champions League. Fillimsht ai komentoi një deklaratë të Papu Gomez, ndërkohë që më pas u ndal te situata në Ligën e Kampionëve.

“Ekipi duhet të pedalojë. Ka dëshirë për të marrë maksimumi, me siguri që jemi të nervozuar për ndeshjen kundër Veronës. Gjithmonë kërkojmë që të fitojmë ndeshje, si ndaj Liverpoolit apo Veronës, nuk shohim kundërshtarët. Të shtunën bëmë dy gabime, humbëm pikë pasi zhvilluam një ndeshje të mirë.

Në fillim të sezonit pësuam shumë gola, më pas punuam me më shumë kompaktësi në mbrojtje si skuadër, mbrojmë dhe sulmojmë së bashku. Të dy golat të shtunën ishin të evitueshëm.

Reparti i mbrojtjes? Rikuperojmë shpejt energjitë nga njëra ndeshje në tjetrën, pasi ka rëndësi të mos dëmtohemi. Romero është një përforcim i një niveli të lartë. Në janar do të bëj 5 vjet që luaj në Itali. Jam rritur si futbollistë edhe falë rezultateve dhe kualitetit të ekipit”, deklaroi Gjimshiti. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP