Gjimshiti “tundohet” nga oferta nga Katari, do të fitojë dyfishin e pagës
Berat Gjimshiti mund të transferohet këtë verë në Katar. Al-Rayyan ka piketuar kapitenin e kombëtares shqiptare si përforcimin e duhur për repartin e mbrojtjes.
Arabët kanë gati një kontratë 3-vjeçare për 31-vjeçarin nga Lugina, duke i ofruar dyfishin e pagës sezonale që përfiton tek Atalanta. Një propozim që e tundon jo pak Gjimshitin, ndërkohë që fituesit e Europa League kërkojnë rreth 15 mln euro për kartonin e tij.
Nëse rast se mbrojtësi shqiptar vendos të pranojë milionat nga Katari, atëherë klubi nga Bergamo e ka gati zëvendësuesin. Bëhet fjalë për Kevin Danson, 25-vjeçarin e kombëtares austriake që aktivizohet në Ligue 1 me Lensin.
KOHA JONË SONDAZH

