Gjimshiti zbulon sekretin e Atalantës: Trajneri na ka thënë që …

Berat Gjimshiti ishte protagonist në fitoren spektakolare me shifrat 3-2 të Atalantës ndaj Lazios, sukses që i kualifikoi bergamaskët në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Edhe pse me 10 lojtarë që në minutën e 54-t pas daljes me karton të kuq të Palominos, Atalanta arriti të realizonte golin e fitores 3-2 me rusin Miranchuk.

“Ishte një ndeshje e veçantë dhe shijuam një futboll sulmues. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, ishte një përballje shumë e bukur për t’u parë, por pati edhe goxha gabime. Më pas doli në pah karakteri i Atalantës. Nëse kthejmë kokën pas, mund të them që këtë lloj takimi nuk do e kishim fituar dot dy vite më parë.

Vuajtëm shumë, por ia dolëm të fitojmë dhe të kualifikohemi në gjysmëfinale. Shumë gola nga mbrojtësit tek Atalanta? Detyra jonë kryesore është të mbrojmë. Më pas mendojmë për sulmin, trajneri na kërkon gjithmonë të dërgojmë topin në rrjetë në momentin që kundërshtari nuk e pret. Ky është sekreti ynë“, deklaroi mbrojtësi shqiptar.

SHKARKO APP