Gjobë 400 euro për tifozët që u grumbulluan para “San Siros”

Grumbullimi i mijërave tifozëve jashtë stadiumit “San Siro” përpara derbit Inter-Milan nuk ka kaluar pa u vënë re nga autoritet lokale që kanë nisur ndëshkimet në masë.

Policia e Milanos po analizon pamjet filmike të kamerave përreth stadiumit për të piketuar protagonistët e organizimit, dhe kushdo që do të identifikohet, do të ndëshkohet me një gjobë prej 400 euro.

Bëhet fjalë për më shumë se 5 mijë tifozë ultras të cilët manifestuan ardhjen e skuadrave të tyre në stadium duke thyer protokollin e masave anti-covid.

SHKARKO APP