Gjobitet Crvena Zvezda, tifozët serbë nxorrën banderole kundër Kosovës dhe UEFA-s

Prapë me Kosovën tifozët serbë nuk ndalen në shfaqjet nëpër stadium me banderolat kundër Kosovës dhe UEFA-s. Tifozët e Crvena Zvezdës, gjatë ndeshjes kundër Vozhdovacit kanë brohoritur në kor kundër Federatës së Futbollit të Serbisë.

Mediat serbe kanë bërë të ditur, se tifozët e Zvezdës gjatë tërë ndeshjes janë shprehur: “Federatë e futbollit, ti je turpi i Serbisë!”.

Sipas gazetës Koha Ditore, arsye për këtë është dënimi që ky institucion i kishte dhënë skuadrës nga Beogradi, për shkak të një baneri që tifozët e saj kishin shpalosur kundër UEFA-s dhe Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në banerin që u zbulua në ndeshjen ndaj Spartakut ditë më parë, shkruhej: “UEFA përkrah terrorizmin”, duke aluduar në përkrahjen që UEFA i ka dhënë Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për këtë incident, klubi i Crvena Zvezdës ka marrë një gjobë prej 1600 eurosh. Kjo është hera e pare, që Federata serbe gjobit një ekip për shkak të banderolave që shpalosin tifozët kundër UEFA-s dhe që kanë lidhje me Kosovën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?