“Gjuaj, por të jesh i sigurt”, si Enrique e parandjeu që Morata do gabonte me penallti
Spanja u eliminua nga Kampionati Europian nga Italia vetëm falë penalltive, teksa skuadra e Mancinit u tregua më e saktë. Për iberikët gabuan Olmo dhe Morata, por 11-metërshi i sulmuesit të Juves pasi erdhi në goditjen e katërt.
Media spanjolle ‘’AS’’ ka zbuluar fjalët e trajnerit Luis Enrique drejtuar Moratës para gjuajtjes së penalltive. “Gjuaj, por duhet të jesh i sigurt’’, mësohet t’i ketë thënë trajneri spanjoll futbollistit të tij, por ky i fundit doli huq duke gabuar përballë Donnarumma-s.