Gjykata e Shkodrës jep masën e arrestit me burg për dy të rinjtë që sulmuan Gjokën

Gjykata e Shkodrës ka marrë vendimin për dy të rinjtë që sulmuan trajnerin e Vllaznisë, Ernest Gjokën, para disa ditësh. Kjo gjykatë vendosi për masën e sigurisë arrest me burg për Nehat Fojletën, 19 vjeç, dhe Sehar Xhenjen, 21 vjeç.

Të dy këta ta rinj do të qëndrojnë në burg. Nehat Fojleta ka pohuar se ka pasur një debat me trajnerin Gjoka dhe më pas është konfrontuar fizikisht me të.

Kurse Sehar Xhenja është shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen. Xhenja akuzohet se ka ndihmuar Fojletën me makinën e tij për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?