Gladbah-u kryesus përmbys Bayernin, Dortmundi fiton me 5 gola (VIDEO)

Borussia Monchengladbach i ka shkaktuar një humbje të rëndë Bayernit me përmbysje 2-1 duke konfirmuar pozitat e saj në krye të renditjes së Bundesligës. Surpriza e këtij sezoni vuajti shumë në 45-minutat e para, duke u shpëtuar nga një mrekulli i Sommer.

 

Në fillimin e pjesës së dytë, Ivan Perisic zhbllokoi rezultatin me një gol të bukur me të majtën në hyrje të zonës. Gladbah reagon mjaft mirë, duke gjetur fillimisht golin e barazimit me Bensebainin, pas një goditje me kokë.

Mbrojtësi do të shënonte sërish nga pika e bardhë në kohën shtesë. Bayerni mban vendin e 6-të me 24 pikë pas 14 javëve të para. Dortmundi ndërkohë fitoi 5-0, me dopietë të Reus dhe Sancho dhe një nga Thorgan Hazard. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP