Gladbah zhyt në krizë Dortmundin, merr një fitore spektakolare me “poker” (VIDEO)

Borussia Monchengladbach i shkakton humbjen e 7-të sezonale Dortmundit. Skuadra e Rose mori një fitore spektakolare 4-2., teksa e nisi ndeshjen me një gol të Elvedi që në minutën e 11-të.

Haaland reagoi mjaft mirë duke shënuar dy gola brenda 6 minutash duke përmbysur gjithçka. Gjithsesi gëzimi i verdhezinjve zgjati vetëm 4 minuta, pasi Elvedi vendosi baraspeshën.

Në fillimin e pjesës së dytë Bensebaini rikthehu sërish në avantazh Gladbahun, ndërkohë që Thuram realizoi dhe golin e katërt që vulosi rezultatin. Dortmundi pësoi disfatën e dytë sezonale, teksa tashmë e sheh veten në vendin e pestë me 29 pikë, ndërkohë që Gladbah gjendet në vendin e katërt me 31 pikë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP