Globe Soccer Awards 2025, nga Dembélé te Yamal, lista e plotë e fituesve

Kjo e dielë shënoi ceremoninë e Globe Soccer Awards 2025, një event prestigjioz që mbahet që nga viti 2010 në Dubai, duke nderuar figurat më të spikatura të futbollit dhe sportit global.

Në futbollin e meshkujve, Ousmane Dembélé i PSG u shpall Lojtari më i Mirë për vitin 2025, duke e mundur në garë shokun e tij të skuadrës Vitinha, Kylian Mbappé dhe dyshen e Barcelonës, Lamine Yamal dhe Raphinha.

Tek futbollistët e femrave, trofeu i Lojtares më të Mirë shkoi tek Aitana Bonmatí e Barcelonës, e cila e fiton këtë çmim për të tretin vit radhazi, duke lënë pas Alexia Putellas, Alessia Russo, Mariona Caldentey dhe Melchie Dumornay.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çmimi për Trajnerin më të Mirë iu dha Luis Enrique të PSG, duke mundur Enzo Maresca, Hans Flick, Mikel Arteta dhe Xabi Alonso. Skuadra më e mirë e futbollit të meshkujve u shpall Paris Saint-Germain, ndërsa tek femrat triumfoi Barcelona.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çmime të tjera të rëndësishme përfshijnë Sulmuesin më të Mirë Lamine Yamal, Mesfushorin më të Mirë Vitinha dhe Lojtarin e Ri më të Mirë Desire Doue. Drejtori Sportiv më i Mirë u shpall Luis Campos, ndërsa agjenti më i mirë ishte Jorge Mendes.

Një nderim special shkoi tek Andres Iniesta, i cili mori Çmimin e Karrierës, ndërsa Cristiano Ronaldo u shpall Lojtari më i Mirë i Lindjes së Mesme.

Një risi e këtij edicioni ishte edhe Globe Sport Awards, çmim i dedikuar sportistëve jashtë botës së futbollit, që këtë vit i shkoi kampionit të tenis Djokovic, duke vlerësuar arritjet e tij në sportin global.

Kjo ceremoni rikujtoi domethënien e Globe Soccer Awards si një platformë prestigjioze që nderon talentet dhe përkushtimin në futboll dhe sportet e tjera.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 3549 (27.3%)
Jo 9442 (72.7%)

Vota totale: 12991