Godin bën gati “valixhet” nga Inter, duel anglez për shërbimet e tij

Diego Godin është duke menduar për një aventurë te re, pasi nuk ka mundur të përshtatet me lojën e Interit. Qendërmbrojtësi uruguaian nuk e bindi dot kurrë plotësisht Antonio Conten, që shpesh herë ka preferuar në formacion të riun Bastoni.

“The Mirror” raporton se për shërbimet e tij në verë do të ketë një duel mes Tottenham dhe Manchester Unted. Mourinho po kërkon përforcime për prapavijën e mezi pret të ketë një si Godin, të cilin e kërkoi pa sukses në kohët kur drejtonte Manchester United.

Me Jans Vertonghen në dalje me parametër zero, Special One kërkon eksperiencë për të rritur në nivel Davinson Sanchez dhe 20-vjecarin e Japhet Tanganga. Ish-qendërmbrojtësi i Atletico i pëlqen edhe Manchester United. Pasi firmosi me Maguire në sezonin e kaluar, Solskjaer kërkon t’i shtojë prapavijës një futbollist me eksperiencë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?