Godin braktis Interin, largohet te një ekip modest në Seria A

Diego Godin është shumë pranë largimit nga skuadra e Interit. Mbrojtësi uruguaian është pranë një transferimi në formë përfundimtare te skuadra e Cagliarit.

Ai nuk krijoi asnjëherë një marrëdhënie të mriz me trajnerin Conte, ndaj dhe shpesh herë u detyrua që të ulej në stol. Zikaltrit do ta lëshojnë pa asnjë kosto futbollistin, i cili do të humbasë vetëm 500 mijë euro.

Nga 5 milionë që përfitonte tek Interi, ai do të marrë 4.5 te Cagliari, ndërkohë që në Sardenjë mund të rikthehet sërish edhe Nainggolan, për të cilin ende nuk është gjetur një marrëveshje. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?