Goditi ashpër kundërshtarin, vjen dënimi për Lionel Messin
Lionel Messi është dënuar me dy ndeshje nga Komiteti i Konkurrencës i Federatës Spanjolle të Futbollit për kartonin e tij të kuq në finalen e Superkupës së Spanjës, luajtur të dielën e kaluar.
Argjentinasi do të jetë i padisponueshëm për dy ndeshjet e ardhshme të Barcelonës kundër Cornella-s në Copa del Rey dhe Elche në LaLiga.
Messi goditi sulmuesin e Bilbaos, Asier Villalibre në minutën e fundit të kohës shtesë, teksa i shpëtoi një dënimi më të gjatë, vetëm falë raportit të gjyqtarit Gil Manzano, i cili nuk e quajti si një shenjë agresioni. “Pleshti” u ndëshkua për herë të parë me karton të kuq pas 754 ndeshjesh. /R.Lika-Koha Jone/