Goditi me grusht në parkim lojtarin e Villareal, Valverde rrezikon 12 ndeshje pezullim

Federico Valverde mund të dënohet deri në 12 ndeshje pezullim për goditjen me grusht të futbollistit të Villareal, Alex Baena, pas sherrit të ndodhur në parkimin e stadiumit.

Uruguaiani duket se do t’i shpëtonte një dënimi të mundshëm për shkak se as lojtari dhe klubi i Villareal nuk e kanë raportuar çështjen te federata spanjolle, pavarësisht se për ditë me radhë sherri mes dy lojtarëve bëri bujë në mediat botërore.

Megjithatë, sipas The Athletic, komiteti i garave i Federatës spanjolle, i cili është një organ i pavarur disiplinor, do të nisë nga puna për të hetuar këtë çështje, dhe tani 24-vjeçari rrezikon shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Baena dhe Valverde do të intervistohen nga komiteti i garave dhe të dy lojtarëve do t’ju kërkohet të interpretojnë edhe njëherë çështjen. Dënimi maksimal mund të arrijë deri në 12 ndeshje, që do të ishte edhe një goditje për Realin e Madridit, pasi rrezikon të mos ta ketë uruguaianin për ndeshjet e mbetura në La Liga.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?