Goetze largohet zyrtarisht nga Dortmundi, Tare gati të përfitojë për ta marrë falas
Mario Goetze do të largohet nga Borussia Dortmundi në fund të sezonit. Ekipi gjerman e bëri me dije diçka të tillë para ndeshjes me Ëolfsburg. Heroi i kombëtares gjermane në botërorin e 2014 nuk do të rinovojë me klubin e Dortmundit.
Goetze është në listën e tri skuadrave në Serie A: Milani, Roma dhe Lazio, që e shohin ende të vlefshëm në ekipin e tyre.
Drejtori Igli Tare beson se mund të rilindë futbollistin gjerman, pasi janë specialistë në ringritjen e yjeve të shuar. Rasti i Ciro Immobiles është i fundit, ndërsa nuk mund të harrohet dhe bashkëkombësi i tij, Miroslav Klose.