Gol çdo 71 minuta lojë, Muriel është bomberi më vendimtar në Europë
Atalanta e mrekullive mund të krenohet me një tjetër rekord, teksa këtë sezon e mbylli me një vend në zonën Champions League. Një arritje që ka të bëjë me një futbollist të veçantë, Luis Muriel, i cili ka ndihmuar skuadrën e Gasperinit jo pak në kampionat. Kolumbiani ka luajtur më pak se sa pritej, por është golashënuesit më i mirë i sezonit sa i përket raportit minuta-gola.
Muriel është sulmuesi më vendimtar dhe më i frytshëm në Evropë, nëse marrim në konsideratë 5 kampionatet kryesore. Ai ka një mesatare të lakmueshme nga shumë sulmues të tjerë në Evropë, madje edhe më të mirë se golashënuesi më i mirë Ciro Immobile.
Duke marrë në konsideratë ata që kanë kaluar shifrën e 10 golave, Muriel qëndron në vendin e parë në klasifikimin special, duke realizuar çdo 71 minuta lojë. Shumë më mirë edhe se Leëandoëski, i cili ka shënuar çdo 81 minuta. Podiumi kompletohet me fenomenin e ri të Dortmundit, Erling Haaland, i cili shënon çdo 82 minuta.
Mbappe mban vendin e katërt, me gol çdo 84 minuta, ndërkohë që 5-shen më të mirë e mbyll Immobile me 88. Kun Aguero qëndron vetëm një pozicion para Ronaldos me gol çdo 91 minuta, ndërkohë që portugezi shënon njëherë në 94 minuta aktivizim. /R.Lika-Koha Jone/