Gola dhe surpriza në pjesët e para në Champions

Gola dhe rezultate interesante në pjesët e para të ndeshjeve të Champions League.

Bayern dhe Barcelona shkojnë të mundur në pushim, ndërsa Manchester City e Paris SG nuk marrin më tepër se barazimi.

Atletico Madrid iu imponua skuadrës së Ancelottit në 45 minutat e para, të cilat i mbylli me epërsinë e golit të shënuar nga Carrasco.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Moenchengladbach, Borussia fiton po 1-0 kundër Barcelonës, falë golit të Thorgan Hazard.

Swiss Digital Mobile Reklama

City e pa veten dy herë në disavantazh në Glasgow, kundër Celtic, por arriti të barazonte, ashtu si dhe Paris SG që e mbylli 1-1 pjesën e parë me Ludogorets në Bullgari.

Napoli fiton 1-0 kundër Benfikës, ndërsa Rostov dhe Eindhoven gjithashtu barazojnë me gola, 2-2.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?