Goli i kushtoi 20 qepje Rudiger, por pritet të jetë në El Clasico

Goli i Antonio Rudiger në minutën e fundit kundër Shakhtar i dha një pikë skuadrës madrilene. Gjithsesi mbrojtësi i kushtoi një dëmtim të rëndë në kokë.

Ai në momentin e golit pësoi një përplasje të fortë me portierin kundërshtar. Mjekët ndërhyn menjëherë, ndërkohë që mediat kanë zbuluar se ai ka pësuar 20 qepje në ballë.

Me shumë mundësi futbollisti gjerman do të jetë i gatshëm për El Clasicon e fundjavës kundër Barcelonës, teksa pritet që të luajë i fashuar.

SHKARKO APP