Goretzka dhe Gila, ja disa nga objektivat e Milanit për rikthimin në Champions
Rikthimi në UEFA Champions League po ndryshon planet e Milanit, që ka nisur të ndërtojë një strategji ambicioze për merkaton e verës. Objektivi i drejtuesve kuqezi është forcimi i skuadrës me lojtarë me eksperiencë ndërkombëtare, të aftë për të përballuar një sezon me disa fronte.
Sipas mediave italiane, prioritetet janë të qarta: një mbrojtës qendror cilësor, një mesfushor i nivelit të lartë dhe një qendërsulmues i besueshëm. Të gjithë profile që mund të përshtaten menjëherë me kërkesat e trajnerit Massimiliano Allegri.
Në mesfushë, emri kryesor është ai i Leon Goretzka, i cili pritet të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Gjermani, me eksperiencë të madhe në Champions, shihet si profili ideal për të rritur cilësinë dhe personalitetin e ekipit. Megjithatë, paga e tij mbetet një pengesë, edhe pse Milani është gati t’i ofrojë një kontratë të rëndësishme me bonuset përkatëse. Alternativa të tjera janë André Trindade i Corinthians dhe Ismaël Koné i Sassuolo.
Ndërkohë, në mbrojtje objektivi kryesor është Mario Gila i Lazio. Spanjolli vlerësohet për fleksibilitetin e tij në skema të ndryshme dhe ka një vlerë rreth 20-25 milionë euro. Për të, interesohet edhe Interi, ndaj Milani synon të veprojë shpejt për të siguruar shërbimet e tij.
KOHA JONË SONDAZH

