Goretzka pranë akordit me klubin e njohur spanjoll për në verë
Leon Goretzka nuk do të luajë në Seria A në të ardhmen. Mesfushori i Bayern Munich, sipas asaj që raporton Sky Sport në Gjermani, është tashmë shumë pranë një transferimi te Atletico Madrid, me “Colchoneros” që kanë kaluar përpara klubeve të tjera të interesuara, veçanërisht Juventusit dhe Napolit.
Sipas raportimeve, Atletico i ka paraqitur orët e fundit një ofertë ekonomike vetë lojtarit, duke marrë një hapje pozitive nga ana e tij. Tashmë pritet kontakti zyrtar mes klubit spanjoll dhe drejtuesve bavarezë, ku do të diskutohet formula dhe kostoja e operacionit, por rruga duket e qartë dhe Atletico është në avantazh të plotë.
Nëse negociatat mes Atletico Madridit dhe Bayern Munich ecin sipas planit, Goretzka mund të jetë një nga emrat më të bujshëm të merkatos së verës, duke e mbyllur përfundimisht pistën italiane.
KOHA JONË SONDAZH

