Grabitje masive në shtëpinë e Platini, hajdutët i marrin mbi 20 trofe

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në orët e para të mëngjesit për ish-presidentin e UEFA-s, Michel Platini, i cili është zgjuar papritur rreth orës 05:30, pasi dëgjoi zhurma të çuditshme që vinin nga kopshti i banesës së tij pranë qytetit Cassis, në departamentin e Bouches-du-Rhône në Francë.

Sipas raportimeve të mediave franceze RTL, dhe të konfirmuara nga RMC dhe BFMTV, Platini arriti të shihte nga dritarja një person të veshur me të zeza dhe me kapuç, i cili menjëherë u largua me shpejtësi nga vendngjarja.

Pas kontrollit në ambientet e shtëpisë, ish-kampioni francez vuri re shenja thyerjeje në një ndërtesë të vogël anësore, ku mbante të ruajtura trofetë e tij. Nga atje kanë humbur disa medalje dhe rreth njëzet trofe, përfshirë suvenire të rëndësishme të karrierës së tij të lavdishme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dëmi i plotë nuk është ende i vlerësuar financiarisht, por autoritetet kanë nisur menjëherë veprimet hetimore. Prokuroria e Marsejës ka hapur një çështje për vjedhje me thyerje në rrethana rënduese, edhe pse deri tani nuk ka dhënë deklarata publike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarja ka tronditur opinionin sportiv në Francë dhe më gjerë, duke marrë parasysh staturën historike të Platinit, fitues tre herë i Topit të Artë dhe një figurë kyçe në futbollin europian për dekada. /R.Lika-Koha Jonë/

 

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?