Granada vjen me dy mungesa në Durrës, por kthehet Eteki

Granada përgatitet për debutimin europian e ndërgjegjshme se duhet të mbajë lart dhe emrin e klubeve spanjolle në Europa League, ku shumë pak skuadra nuk ia kanë dalë të kualifikohen për në fazën e grupeve.

Pas fitores me Athletic Bilabon, ekipi seancën e fundit e kreu në qendrën e saj stërvitore, ku vëmendja ishte mbi të gjitha te rikthimi i Yan Eteki, që u rikthye me grupin pas periudhës së karantinës, teksa kishte rezultuar më parë pozitiv me Covid 19.

Mesfushori pritet të jetë pjesë e ekipit që do të luajë në Durrës ndaj Teutës, ndërsa nuk do të udhëtojnë me skuadrën sipas të gjitha gjasave, Neyder Lozano dhe Alex Martinez, që nuk ishin pjesë e ekipit as në seancën e fundit stërvitore.

 

SHKARKO APP