Granit Xhaka, futbollisti që ka vrapuar më shumë në Premier League
Granit Xhaka po konfirmohet si një nga surprizat më të këndshme të këtij sezoni në kampionatin anglez. Pas nëntë javësh, Sunderland renditet në vendin e katërt, një sukses që sipas analizave të fundit lidhet ngushtë me kontributin e mesfushorit me origjinë shqiptare.
Sipas të dhënave statistikore të mbledhura nga ndeshjet e deritanishme, dyshja e mesfushës Xhaka–Sadiki është ndër më efikaset në kampionat, duke përshkuar gjithsej 200.97 kilometra. Vetë Xhaka ka regjistruar 100.83 km, ndërsa Noah Sadiki 100.14 km, duke u renditur si dy lojtarët që kanë vrapuar më shumë deri tani në elitën e futbollit anglez.
Edhe pse në moshën 33-vjeçare, ish-mesfushori i Arsenalit vazhdon të shkëlqejë me profesionalizëm dhe përkushtim, duke treguar se klasi nuk humbet me moshën. Rikthimi i tij në Angli, pas dy sezonesh të suksesshme me Bayer Leverkusen në Gjermani, duket se i ka dhënë Xhakës një frymë të re,mesfushori po udhëheq Sunderlandin me përvojë, lidership dhe energji në fushë.
KOHA JONË SONDAZH

