Granit Xhaka kërkon ndjesë për penalltinë e humbur

Granit Xhaka ka shprehur dëshpërimin e tij për eleminim e Zvicrës nga kampionati europian. Përmes një statusi të publikuar në rrjetin e tij social Facebook, Xhaka shpreh keqardhjen për skualifikimin dhe penalltinë e humbur që rezultoi vendimtare.

“NE të gjithë, e posaçërisht unë, jemi të zhgënjyer pas kësaj ndeshje. ishim më të mirë, e veçanërisht në pjesën e dytë dhe vazhdime, e merituam dhe është dashur të fitojmë. Edhe më të mërzitur më bënë fakti që e humba penalltinë vendimtare. U kërkoj falje shokëve dhe tifozëve. Ata që më njohin e dinë që do të jepja gjithçka që të kthehem më i fortë! i Juaji Graniti” shkruan Xhaka

SHKARKO APP