Granit Xhaka në formacionin e javës në Bundesliga

Granit Xhaka vazhdon të shkëlqejë në elitën e futbollit gjerman. Ashtu si sezonin e kaluar, edhe në edicionin që sapo përfundoi, mesfushori shqiptar është përzgjedhur në formacionin më të mirë të vitit në Bundesligë, sipas faqes së njohur të statistikave “Sofascore”.
Xhaka ka qenë një lider i padiskutueshëm në mesfushën e Bayer Leverkusen, duke u renditur përkrah emrave të mëdhenj si Alphonso Davies, Florian Wirtz, Joshua Kimmich, Harry Kane dhe Michael Olise.
Në këtë formacion dominon Bayern Munich me katër përfaqësues, Leipzig me tre dhe Leverkusen me dy, përfshirë Xhakën, duke konfirmuar rëndësinë që lojtari me origjinë shqiptare ka pasur për skuadrën gjatë gjithë sezonit.
Megjithatë, e ardhmja e 31-vjeçarit mund të jetë larg Gjermanisë. Sipas zërave të merkatos, Xhaka pritet të largohet nga Leverkusen këtë verë, dhe destinacioni më i përfolur është Galatasaray, ku drejtuesit turq kanë shfaqur interes konkret për ta sjellë mesfushorin në Superligën turke.