Granit Xhaka përplaset keq me një tifoz në tribunë (VIDEO)

Sunderland u mposht me rezultatin 3-1 nga West Ham në ndeshjen e radhës në Premier League, por përtej asaj që ndodhi në fushën e lojës, vëmendjen e mori një incident i ndodhur në tribuna.

Protagonist i momentit ishte mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka, i cili u përfshi në një përplasje verbale me një tifoz të Ëest Hamit. Situata u tensionua ndjeshëm dhe rrezikoi të përshkallëzohej, duke detyruar gjyqtarin kryesor të ndërpresë përkohësisht ndeshjen.

Pas ndërhyrjes së stewards dhe qetësimit të situatës, loja rifilloi normalisht. Kujtohet se Xhaka nuk ishte pjesë e takimit në fushë, pasi ndodhet i dëmtuar dhe e ndoqi ndeshjen nga tribunat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?