Granit Xhaka rrezikon deri në 5 vite burg, ja çfarë parashikon ligji në Zvicër

Foto ilustrative

Prokuroria e Luzernit ka nisur zyrtarisht hetimet ndaj kapitenit të Zvicrës, Granit Xhaka, lidhur me përdorimin e një certifikate të falsifikuar vaksinimi gjatë pandemisë së COVID-19. Vetë futbollisti e ka pranuar tashmë se kishte siguruar dokumentin e falsifikuar.

Çështja ligjore është analizuar nga Sven Zimmerlin, pedagog i së drejtës penale dhe procedurës penale në ZHAW në Winterthur, i cili shpjegon se në këtë rast mund të jenë në diskutim dy vepra penale: falsifikimi i dokumentit dhe mundësia që dokumenti i rremë të jetë siguruar në mënyrë të paligjshme.

Sipas Zimmerlin, falsifikimi i dokumentit ndodh kur në dokument paraqitet si autor një person që në të vërtetë nuk e ka hartuar atë. Ndërsa një tjetër kategori lidhet me rastet kur dokumenti është lëshuar nga personi i duhur, por përmbajtja e tij është e pavërtetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rastin e falsifikimit të dokumenteve, ligji zviceran parashikon dënim deri në pesë vite burgim ose gjobë. Megjithatë, për të pasur një dënim duhet të provohet edhe elementi i qëllimit, pra se personi e ka ditur se çfarë po bënte dhe ka vepruar me synimin për të përfituar në mënyrë të paligjshme ose për të dëmtuar të drejtat e dikujt tjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çfarë dënimi mund të marrë Xhaka?

Sipas ekspertit të së drejtës penale, nëse merret si bazë fakti se Xhaka nuk ka precedentë penalë dhe bëhet fjalë për një rast që nuk lidhet me një vepër të rëndë, një nga skenarët e mundshëm do të ishte një dënim me gjobë të pezulluar, pra një dënim me kusht.

Megjithatë, Zimmerlin thekson se vendimi përfundimtar i takon prokurorisë dhe, nëse çështja shkon në gjykatë, gjykatës.

Hetimi ndaj kapitenit të Zvicrës vijon ndërkohë dhe do të jetë procesi hetimor ai që do të përcaktojë përgjegjësinë konkrete të Xhakës dhe pasojat ligjore të këtij rasti.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?