Gravina zbarkon në zyrat e FIGC, pritet shkarkimi pas eliminimit me turp në Bosnje

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, ka mbërritur në selinë e FIGC në via Allegri, pas natës së gjatë që pasoi eliminimin dramatik të Italisë nga gara për Botërorin 2026.

Italia u mposht në Zenicë pas goditjeve të penalltive, duke dështuar për herë të tretë radhazi të sigurojë një vend në Kupën e Botës, një rezultat që ka tronditur thellë futbollin italian.

Teksa hynte në zyrë, Gravina u ndal shkurtimisht para mediave duke deklaruar: “Si jam? Mirë, mirë”, përpara se të izolohej për të vijuar takimet e brendshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë ditës së sotme pritet të përcaktohet data e mbledhjes së Këshillit Federal, e cila sipas gjasave do të zhvillohet në ditët e para të javës së ardhshme, menjëherë pas festës së Pasquetta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë mbledhje, vetë Gravina ka bërë të ditur se do t’i lërë në dorë Këshillit çdo vendim që lidhet me të ardhmen e tij në krye të federatës, në një moment kritik për drejtimin e futbollit italian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?