Greg Rama gëzon për Tironën, por “fut në sherr” Edin, Olsin dhe Erjon Braçen
Tirana ka mundur në “Air Albania” Partizanin me rezultatin 5-1. Edhe pse bardheblutë u ndëshkuan që në minutën e 2 me një super gol të William Cordeiros arritën të përmbysin gjithçka në harkun e 3 minutave brenda pjesë së parë.
Por surprizat e mbëmjes nuk kanë përfunduar, pasi një pasi një provokim “i rëndë” për humbjen e Partizanit tashmë vjen nga Greg Rama. Gëzimi i Gregut që njihet si tifoz i zjarrtë i Tiranës i ka shkaktuar dhimbje koke të atit, Edi Ramës, që tashmë i duhet të ruajë balancat me vëllain e tij Olsi Ramën, drejtori i klubit Partizani, dhe tifozit numër 1 të Partizanit ne kabinetit qeveritar, zëvendëskryeministrit Erjon Braçe.
“O zot, ky me Tironën xhaja vet dhe Erjoni im me Partizonin? Halle halle kjo dynja, halli hallit nuk i ngja?”, shkruan kryeministri Edi Rama në rrjetin social “Instagram” në komentin bashkëngjitur fotos së djalit të tij që shfaqet i gëzuar për fitoren e ekipit të tij të zemrës, Tironës.
View this post on Instagram