Gregoraci zbulon gjendjen e Schumacher: Nuk flet, komunikon me sy!

“Schumacher nuk flet, komunikon vetëm me sy. Vetëm 3 persona mund ta vizitojnë dhe unë e di se cilët janë”. Ky është rrëfimi i Elisabetta Gregoraci-t gjatë programit Grande Fratello VIP. Ish-bashkëshortja e Fabio Briatore foli për gjendjen e Michael Schumacher, ish-pilot i Ferrarit, i cili pësoi një aksident të rëndë me ski 7 vite më parë dhe më pas ka qëndruar për një kohë të gjatë në spital.

Ai për momentin po qëndron në Spanjë, në një vilë në Maiorca. “Bashkëshortja e ka kthyer shtëpinë në spital”. Për gjendjen e Schumacher disa muaj më parë foli edhe Jean Todt, duke u shprehur: “Michael po lufton, thjeshtë mund t’i qëndrojmë pranë”. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP