Grezda: Do të nisim stërvitjen në Kroaci, më ndihmoi e dashura për tortën

Eros Grezda po e kalon periudhën e izolimit në Kroaci në prani të të dashurës së tij, modeles Oriola Marashi, ai ka zbuluar se shumë do t’i rikthehet seancave stërvitore që në Kroaci do fillojnë me grupe të vogla.

“Po, më në fund erdhi lajmi që mund të vazhdojmë stërvitjen. Do fillojmë të stërvitemi me grupe me trajnerin e Atletikës. Pastaj do të shikojmë se si do të shkojë situata, mbase mund të shkojmë në ndonjë vend për përgatitje. Ajo nuk dihet.

Si fëmijë, kam qenë shumë u dhënë pas Formula 1. Kur mbaroj stërvitjen, luajnë online Formula 1.

Datëlindja? Nuk është se kam festuar ndonjë gjë thjesht, e kam kaluar në shtëpi. Më ka ndihmuar e dashura për tortën”, u shpreh Grezda.

SHKARKO APP