Grizman i papërmbajtshëm, shënon 4 gola ndaj Leganes (VIDEO)

Antoni Grizman është i papërmbajtshëm në La Liga. Sulmuesi i Atletiko Madrid ka shënuar 4 gola në fitoren e skuadrës së tij 4-0 ndaj Leganes.

Sulmuesi francez ishte në një mbrëmje magjike, duke shënuar nga dy gola për pjesë. Fillimisht ai shënoi në minutën e 26-të dhe 35-të, ndërkohë që në pjesën e dytë shënoi në minutën e 56-të dhe më pas në të 67-ën. Goli i fundit ishte vërtet magjik, pasi edhe pse shtatshkurtër ai kërceu shumë bukur.

Atletiko ngushton në 4 pikë diferencën ndaj Barcelonës, që do të luajë nesër në transfertë ndaj Las Palmas. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?